Cili është ndryshimi midis një modemi dhe një ruteri?
Të dy janë pjesë të rëndësishme të hardwear, por ka ndryshime midis një modemi dhe një ruteri. Modemi juaj e lidh kompojuterin tuaj me me internetin. Ruteri “shpërndan”internetin duke krijuar rrjetin wifi që lidh të gjitha pajisjet në shtëpinë tuaj me internet.
Modemi:
- Lidhet direkt me Abissnet (ISP)
- Nuk ka lidhje me wifi
- I është caktuar një adresë unike IP
Ruteri:
- Krijon një rrjet lokal (LAN)
- Krijon dhe menaxhon Wi-Fi në shtëpinë apo zyrën tuaj
- Kërkon patjeter një modem për t’u lidhur me internetin
Çfarë është modemi?
Modemi është një pajisje që konverton sinjalin analog të linjës telefonike në sinjal dixhital, të nevojshëm për të lidhur kompjuterat dhe pajisjet e tjera me internetin. Modemi mund të lidhet me linjat e internetit si ADSL, fibra optike dhe satelitore dhe mund të përdoret për të marrë dhe dërguar të dhëna nëpërmjet rrjetit të internetit. Nëse e lidhni modemin me një linjë telefonike, ai mund të bëjë lidhjen me ISP-në (Internet Service Provider) dhe të sigurojë akses në internet. Përdorimi i modemit është një ndër metodat më të shpeshta për të lidhur internetin në shtëpi dhe në zyrë.
Modemet janë të llojeve të ndryshme: modem me kabull, ADSL, fibra optike dhe satelitore, dhe shpesh ofrojnë shpejtësi të ndryshme të transmetimit të të dhënave, të përshtatshme për nevojat e ndryshme të përdoruesve.
Tre llojet e modemit
- Analoge (dial-up)
- Linja e pajtimtarëve dixhitalë (DSL)
- Kabull
- Shumica e modemëve kanë dy porte lidhjeje-njëra që lidhet me ISP-në tuaj dhe një lidhës LAN që mund të lidhet ose drejtpërdrejt me kompjuterin tuaj ose me ruterin tuaj. Lidhja me ruterin tuaj është më e zakonshme sepse pajisje të shumta mund të hyjnë në internet me rrjetin wifi që ai krijon.
Të mirat dhe të këqijat e një modemi
Të mirat e modemit:
- Shndërron sinjalet nga Ofruesi i Shërbimit të Internetit (ISP) në kompjuterin e përdoruesit
- Mund të lidhë një kompjuter ose laptop direkt me internetin pa përdorur një ruter
- Shpejtësia varet nga zgjedhja e paisjes.
Disavantazhet e modemit:
- Nuk mund të krijojë një rrjet lokal Wi-Fi
- Me modemin mund të lidhni vetëm një pajisje me internetin
- Modemi nuk mund të zhvendoset në ambjent pasi zakonisht ka një kabllo fikse.
Çfarë është ruteri?
Ruter është një pajisje që lidhet me internetin përmes një modemi. Ai konfiguron një rrjet Wi-Fi publik ose privat me të cilin mund të lidhen shumë pajisje. Kur lidheni me një rrjet Wi-Fi ndërsa jeni në shtëpi ose jashtë, ai rrjet është krijuar nga një ruter. Çdo pajisje që mund të lidhet me një rrjet Wi-Fi, një pajisje inteligjente ose një kompjuter, përdor një ruter për ta bërë këtë.
Ruteri nuk mund të funksionojë pa një modem, por ai zgjeron sasinë e pajisjeve që mund të lidheni me internetin në shtëpinë tuaj. Duke përdorur rrjetin Wi-Fi që krijon, pajisjet tuaja mund të komunikojnë me valë.
Të mirat dhe të këqijat e një ruteri
Të mirat e ruterit:
- Krijon një rrjet Wi-Fi
- Mund të lidhë pajisje të shumta me internetin, duke përdorur një rrjet Wi-Fi
- Ofron një lidhje më të sigurt me internetin
- Ruterat e klasës së biznesit ofrojnë përfitime shtesë për kompanitë e institucionet
Disavantazhet e ruterit:
- Kërkon një modem për t’u lidhur me internetin
- Nuk mund të dekodojë sinjalet e dërguara nga ISP-ja juaj
- Lidhja bëhet më e ngadaltë pasi kalon nëpër dy pajisje
- Kujdesuni per vendodhjen e tij sepse mund të ndikojë në shpejtësinë e lidhjes suaj
Shpejtësia e modemit VS shpejtësisë së ruterit
Ruteri ndikon në shpejtësinë e ngarkimit dhe shkarkimit që do të merrni nga modemi juaj, sepse ndan lidhjen midis pajisjeve të shumta. Nëse do të lidhni pajisjen tuaj direkt me modemin tuaj, ka të ngjarë të shihni një shpejtësi më të lartë. Përdorimi i një ruteri do të ndikojë në këtë shpejtësi. Megjithatë, nëse ruteri juaj nuk mbështet lidhje me shpejtësi të lartë, atëherë shpejtësia e modemit tuaj nuk do të ketë rëndësi. Është mirë të keni një ruter që mund të mbështesë shpejtësinë e modemit tuaj.
